
Dita e parë e punës pas kthimit nga pushimet nuk ka qenë shumë e këndshme për mbrojtësin e Barcelonës, Zherard Pike.
Pas disa javësh të shoqëruar nga debate si pasojë e një fundsezoni problematik dhe më pas ndarjes nga Shakira, spanjolli vazhdon të mos gjejë qetësi. Këtë herë ai është vënë nën shënjestrën e tifozëve të Barcelonës. Një grup tifozësh të Barcelonës kanë qenë të pranishëm në qendrën stërvitore të klubit në ditën e parë të përgatitjeve për sezonin e ri.
Nëse për lojtarët e tjerë ka pasur një pritje miqësore, ndryshe ka ndodhur me Piken. Tifozët e kanë kontestuar mbrojtësin, teksa nuk kanë munguar thirrjet: Pike, tërhiqu nga futbolli!