
Skuadra e Tiranës do të nisë ditën e sotme aventurën e saj në Ligën e Kampionëve, me sfidën që do të luhet në orën 19:30, teksa përballë kampionëve të Shqipërisë do të jetë skuadra e Dudelanzhit në transfertën e Luksemburgut.
Një përballje shumë e rëndësishme për Tirnanën, të cilët do të kërkojnë ta nisim me këmbë të mbarë pjesëmarrjen në këtë kompeticion, me Orges Shehin që duhet të skicojë formacioni e skuadrës për këtë duel.
Trajneri Shehi u shpreh në konferencën e zakonshme për shtyp se Totre dhe Seferi kanë shfaqur shqetësime, teksa mbetet për t’u vendosur kush do hidhet në fushë nga minuta e parë.