
E ardhmja e Rej Manaj do të jetë në Angli, pasi sulmuesi i kombëtares shqiptare do të transferohet në një nga klubet angleze, ku Barcelona ka arritur marrëveshje.
Bëhet fjalë për skuadrën e Uatfordit, dhe sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, Manaj do të zbarkojë sot në Londër për të kryer edhe vizitat mjekësore te skuadra e tij e re.
Menjëherë pas vizitave mjekësore, sulmuesi i Barçës do të nënshkruajë edhe kontratën me Uatfordin, skuadër që do të militojë në “Championship”, pasi nuk mundi të mbijetonte këtë sezon në Premier Ligë.