Dënohet me 7 vjet burg një këshilltari i Moskës, pasi foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë

-

Një këshilltar i Moskës është dënuar me shtatë vjet burg pasi foli kundër luftës së Rusisë në Ukrainë. Ky thuhet të jetë dënimi i parë sipas ligjeve të reja pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Alexei Gorinov, 60-vjeçar, u arrestua në prill pasi u filmua duke kritikuar pushtimin rus në një mbledhje të këshillit të qytetit.

Sipas ligjit pas pushtimit, kushdo që përhap “lajme të rreme” për ushtrinë, përballet me 15 vjet burg.

Rusëve u ndalohet të përdorin fjalën “luftë” për të përshkruar pushtimin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në vend të kësaj ka shpikur frazën “operacion special ushtarak”, megjithëse ai foli për “luftën në Donbas” në komentet drejtuar liderëve parlamentarë, të enjten.

Aktivisti i të drejtave të njeriut, Pavel Çikov, ka thënë se dënimi i Gorinov ishte dënimi i parë me burg sipas ligjit të ri. Deri më tani, gjyqtarët kanë dhënë vetëm një gjobë ose një dënim me kusht.

Gorinov u arrestua disa javë pasi foli në mbledhjen e këshillit në mes të marsit

Gjykatësi Olesya Mendeleyeva vendosi se ai e kishte kryer krimin e tij “bazuar në urrejtje politike” dhe kishte mashtruar rusët, duke i shtyrë ata të “ndiejnë ankth dhe frikë” për fushatën ushtarake.

Duke u paraqitur në gjykatë në veri të Moskës, Gorinov kishte mbajtur një copë letre me fjalët që ai kishte shkruar me stilolaps: “A ju nevojitet ende kjo luftë?”, transmeton “BBC“.

Një zyrtar sigurie ngriti duart në përpjekje për të errësuar mesazhin.

Këshilltari i opozitës u arrestua në fund të prillit, më shumë se një muaj pasi ai iu drejtua një takimi të distriktit në zonën Krasnoselsky, në veri-lindje të Moskës.

Në takim, Gorinov kundërshtoi që të mbahej një konkurs vizatimi për fëmijë gjersa fëmijët po vdisnin në Ukrainë. Ai ishte përpjekur gjithashtu që mbledhjen e këshillit ta niste me një minutë heshtje për të kujtuar viktimat.

Një tjetër këshilltar i opozitës që mbështeti komentet e tij është larguar që atëherë nga Rusia. Prokurorët thanë se ata të dy kishin komplotuar qëllimisht për të diskredituar ushtrinë ruse.

Sipas aktivistëve dhe gazetarëve që ishin në gjykatë të premten, Gorinov i tha gjykatësit se Rusia kishte shteruar kufirin e saj për luftërat në shekullin e 20-të.

Shkrimi i tij duke u përpjekur të mbulohet nga oficerët rusë

“E megjithatë e tashmja është Bucha, Irpin, Hostomel,” tha ai, duke renditur disa nga vendet ku forcat ruse pretendohet se kanë kryer krime lufte.

Së fundmi, miku i tij dhe aktivisti i opozitës, Ilya Yashin, u dënua me 15 ditë burg për rezistencë ndaj arrestimit.

Një tjetër aktiviste, Maria Alyokhina, tha se ishte “ferr historik” që një këshilltar i zgjedhur po burgosej për shtatë vjet pasi e quajti luftën “luftë”.

Ekspertja politike ruse, Tatiana Stanovaya, tha se ishte e qartë se autoritetet po dërgonin një paralajmërim për “disidentët”. Përdorimi i termit “luftë” ishte sabotim në sytë e autoriteteve, tha ajo. Por, kur kombinohej me veprime politike si ai i Gorinovit, ai shihej pothuajse si terrorizëm dhe do të përballej me një burg të gjatë.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...