Kur mendja juaj është e turbullt, sygjerohet hipnoterapia

-


Valentina Rexhaj, hipnoterapiste në një intervistë për portali Dukagjini ka treguar se profesionin e hipnoterapistes e ka përvetësuar pas shumë viteve punë me vetën e saj.

Rexhaj ka thënë se rastet me të cilat ndeshet më shpesh janë personat që ballafaqohen me depresion, ankth dhe me frikëra të ndyshme.

“Njëherë punova të shëroj vetën, pastaj mësova disa teknika se si t’i ndihmoj të tjerët”, ka thënë Valentina Rexha

Hipnoterapistja për Portali Dukagjini ka treguar se është e pamundur të punoj me të gjithë personat një nga një. Duke filluar nga kjo, ajo ka hapur kurse online që punon me grupe, kurse që mund t’i marrin njerëzit në vr-akademi dhe kurse meditimi.

Hipnoterapiste, Valentina Rexhaj

Tutje ajo ka treguar se janë mbi 200 video që njerëzit mund t’i ndjekin falas në Youtube.

“Ndryshimi nuk është i lehtë por pyetja ime ka qenë a është më vështirë të rri e të jetoj kështu apo të bëjë ndryshime”.

Balanca kryesore në rrugëtimin drejt arritjeve të qëllimeve tona, sipas Rexhaj është kjartësia.

“Duhet të jemi të qartë se çka duam dhe pse e duam, t’a kemi të shkruar mundësisht të kryer dhe natyrisht të bëjmë veprime inspirative drejt asaj që duam të arrijmë”, ka shpjeguar ajo.

Energjitë spirituale që mund të ndryshojnë jetën tonë janë energjitë e larta, duke përfshirë falënderimin, kënaqësinë, paqen dhe dashurinë.

Rexhaj është shprehur se kohëve të fundit ka publikur dy libra që titullohen “Një fillim i ri” dhe “Beso në fuqinë tënde”. Ajo për portali Dukagjini ka thënë se ideja për shkrimin e librave ka ardhur nga meditimi.

“Beso në fuqinë tënde është libër që tregon fillimet e këtij rrugëtimi. Një libër shumë i thjeshtë, i vogël por shumë i pëlqyer  nga njerëzit”.

Valentina Rexhaj

Për librin “Një fillim i ri” ajo ka thënë se është libri që është shitur më së shumti në vendet shqiptare për zhvillimin personal.

Hipnoterapia ose hipnoza njihet ndryshe si “mjekësi plotësuese dhe alternative” dhe shpeshherë përdor përqëndrim intenziv dhe vëmendje të përqëndruar për të arritur në një gjendje të vetëdijes që quhet ekstazë.

Kur vëmendja e personit është në këtë gjendje, çdo gjë që ndodh rreth personit bllokohet ose shpërfillet përkohësisht. Mënyra e vetme se si personi mund të përqëndrojë vëmendjen është me anë të ndihmës së një hipnoterapisti.

Si funksionon hipnoza?

Hipnoza konsiderohet si ndihmë për psikoterapi sepse gjendja hipnotike i lejon njerëzit të eksplorojnë mendimet, ndjenjat dhe kujtimet e dhimbshme që mund t’i kenë fshehur nga të tjerët. Kjo gjendje iu lejon njerëzve të jenë të hapur për diskutim dhe të bëjnë sugjerime.

Ilustrim

Cilat janë benifitet e hipnozës?

Benifitet e hipnozës ose hipnoterapisë janë të shumta duke përfshirë përmirësimin për fobitë, frikërat dhe ankthin, çrregullimet e gjumit, depresionin, stresin, ankthin pas traumës e të tjerë, raporton “webrnd.com”, trasnmeton Portali Dukagjini.

Hipnoza mund të përdoret dhe për njerëzit që kanë simptoma të rënda ose që kanë nevojë për menaxhim të krizave.

Ilustrim

Personat që mund të hipnotizohen

Individët shumë të motivuar dhe intelegjentë janë subjektet më të mira hipnotike për shkak të aftësisë për t’u përqëndruar, në përjashtim të atyre që e përdorin rezistencën si një pajisje për të tërhequr vëmendje. Ndërsa, personat e moshuar dhe fëmijët nën moshën 6-vjeçare, të cilët janë të paaftë për t’u përqëndruar janë të vështirë apo të pamundur për t’u hipnotizuar.

Aftësia për t’u përqëndruar nuk është një kusht i mjaftueshëm pasi disa subjekte që tregojnë përqëndrim të mirë janë relativisht të pandjeshëm. Në përgjithësi, personat me një mangësi intelektuale zakonisht janë të pandjeshëm.

Faktorët dytësor në përcaktimin e ndjeshmërisë së hipnozës

Faktor tjetër i rëndësishëm në përcaktimin e shkallës së ndjeshmërisë ndaj hipnozës është dhe aftësia e subjektit për të kufizuar hapësirën e vëmendjes në një ide të caktuar, duke përjashtuar të tjerët.

Gjithashtu, rol të rëndësishëm luajnë dhe faktorët kulturorë, të cilët shpeeshë herë përcaktojnë thellësinë dhe ndjeshmërinë ndaj hipnozës. Këta faktorë marrin parasysh ndjenjat dhe temperatine personit në përcaktimin e shkallës së ndjeshmërisë ndaj hipnozës. Nëse personi që trajtohet është duke u përballur me probleme personale, kjo ndikon negativisht në aspektet kuptimplota të komunikimit të tij.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...