Mbrojtësi holandez arrin marrëveshje me Bajern Munihun

Mediat në Gjermani raportojnë se Matijs De Ligt ka rënë dakord për kushtet personale me Bajern Munihun.  Holandezi është pjesë e Juventusit, ku nuk ia doli mirë pas kalimit nga Ajaksi. Këtë verë ai ka mundësi të ndryshojë ambientin e lojës. Së shpejti pritet të vijë një ofertë nga kampionët e Gjermanisë, të cilët e duan atë në mbrojtje. Pavarësisht interesimit nga Çellsi, 22-vjeçari dëshiron vetëm të kalojë në Bundesligë.

Mediat raportojnë se holandezi ka rënë dakord për marrëveshje deri në vitin 2027, me një pagë vjetore nga 17 deri në 19 milionë euro.

De Ligt ka edhe dy vite të mbetura nga kontrata e tij me Juventusin, ndërsa shuma e dëmshpërblimit që kërkon “Zonja e Vjetër” për të është 80 milionë euro.