Presidenti rus, Vladimir Putin po bëhet baba sërish në moshën 69-vjeçare

-


Vladimir Putin raportohet se po bëhet sërish baba.

Presidenti i Rusisë, 69-vjeçar, thuhet se po bëhet baba me partneren e tij të shumëpërfolur, gjimnazisten Alina Kabaeva.

Tani çifti janë në pritje të një vajze, sipas kanalit Telegram General SVR – një llogari në internet që thuhet se është përditësuar nga burime të Kremlinit, shkruan mirror.co.uk.

Foto: Screenshot/Arkiv

Të njëjtat raporte pohojnë se kur u tha për lajmin, Putin u ankua: “Kam mjaft fëmijë siç është, dhe kam pasur mjaft vajza shumë kohë më parë”.

Jeta private e Putinit është shumë e mbyllur dhe nuk dihet saktësisht se sa fëmijë ka ai.

Vajzat e tij më të njohura janë akademikja dhe biznesmenja Maria Vorotsova, 37- vjeçare dhe shkencëtarja dhe ish-balerina Katerina Tikhonova, 35-vjeçare, të cilën ai e kishte me ish-gruan Lyudmila.

Foto: Screenshot/Arkiv

Në mars 2015, u pretendua se Kabaeva lindi një djalë në një klinikë VIP në Zvicër, dhe në vitin 2019, ajo raportohet se kishte binjakë në Moskë.

Por një gjinekolog zvicerano-rus i tha shtypit zviceran në vitin 2022 se të dy lindjet ishin të djemve që do të nënkuptonte se Putini ka dy djem të moshës shtatë dhe tre vjeç nga zonja e tij tashmë shtatzënë.

Foto: Screenshot/Arkiv

Sido që të jetë, akoma asgjë nuk është konfirmuar nga vet presidenti rus. /Telegrafi/

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...