U mbyt në Liqenin Piru në Kaliforni, aktorja Naya Rivera përkujtohet në dy vjetorin e vdekjes


Kanë kaluar dy vjet që kur Naya Rivera është mbytur në Liqenin Piru në Kaliforninë Jugore.

Ajo me këtë rast është përkujtuar nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e serialit “Glee”, të cilët kanë shpërndarë imazhe e kanë bërë dedikime në rrjete sociale.

“Çdo ditë engjulli im. Më mungon shumë”, ka shkruar Heather Morris, 35-vjeçe, një mike e ngushtë e të ndjerës.

Në “Glee”,artistet luanin dyshen e tifozëve të turmës të klubit “Glee” – të cilët përfundimisht zbulohen se kanë ndjenja romantike për njëra-tjetrën.

Kevin McHale, 34 vjeç ka publikuar po ashtu një fotografi të Riveras në një motobarkë dhe shtoi: “Më e mira ndonjëherë, ka qenë përgjithmonë”.

Amber Riley dhe Jenna Ushkoëitz, të dyja 36-vjeçare, ndanë gjithashtu postime të përmbledhura dhe prekëse përkujtimore për yllin amerikan.

Naya u mbyt më 8 korrik të vitit 2020, gjersa ishte së bashku me djalin e saj katërvjeçar, në Liqenin Piru në Kaliforni.

Trupi i Riveras u zbulua pesë ditë më vonë, shkaku i vdekjes së saj u përcaktua përfundimisht se ishte një mbytje aksidentale.

Në ditët pas vdekjes së aktores, u rishfaqën raportime të ndryshme për mbytjet e shpeshta në liqenin Piru.

Liqeni ku u mbyt aktorja Naya Rivera (Foto: Getty Images)

Më pas, zyrtarët ndaluan përgjithmonë notin në atë pjesë. /Telegrafi/