“Burgu i Idealit”, ekspozita hapëse e muzeut të burgut të Prishtinës

“Burgu i Idealit” do të jetë ekspozita hapëse e muzeut të burgut të Prishtinës.

Ky muze do të hapet në ish-ndërtesën e burgut të Prishtinës, ndërtesë e cila brenda vetes mban histori të shumta të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë për liri.

Shndërrimi në muze e ka simbolikën e arkivimit historisë dhe rezistencës të të gjithë atyre që ishin të burgosur politik në të gjitha burgjet e Kosovës.

Ekspozita e përkohshme hapëse e muzeut “Burgu i Idealit” do të mbahet me 12 korrik nga ora 17:00.

Përmes kësaj ekspozitë do të bëhet prezantimi, dokumentimi i materialit të arkivuar që dëshmon vuajtjet e të burgosurve politik për idealin e tyre, lirinë e vendit.

Ceremoninë hapëse do ta organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Porta hyrëse e Burgut të Prishtinës