Euro – dollari amerikan, një cent larg barazisë

Për herë të parë në 20 vjet, kursi i këmbimit midis euros dhe dollarit amerikan është pothuajse i njëjtë.

Të dy monedhat janë më pak se një cent larg barazisë.

Statistikat

Monedha amerikane pritet të shënojë rritje të hovshme. Deri në qershor të vitit 2022, çmimet besohet se u rritën me një normë vjetore prej 8.8 për qind.

Konsumatorët amerikanë shohin rritje të mëtejshme të inflacionit në vitin e ardhshëm.

Rritja e dollarit amerikan mund të bëhet edhe më ekstreme nëse Evropa dhe SHBA hyjnë në një recesion.

Frika e recesionit në kontinent është rritur për shkak të inflacionit të lartë dhe pasigurisë së furnizimit me energji. E tërë kjo e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

Siç shkruan CNN, Bashkimi Evropian, i cili po merrte afërsisht 40 për qind të gazit të tij përmes tubacioneve ruse përpara luftës, po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus.

Në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnzimiet me gaz në disa vende të BE-së, dhe kohët e fundit ka ulur rrjedhën  e tubacionit Nord Stream për në Gjermani me 60 për qind.