Majk dhe Anxhelo Koçi publikojnë duetin “Ma Cherie”


Dy artistët të njohur të estradës shqiptare, Majk dhe Anxheli Koçi kanë bashkuar forcat për një duet të radhës.

Dyshja sot (e martë) kanë lansuar këngën me titullin “Ma Cherie” që erdhi e vizuelizuar edhe me një klip që tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube.

Ndërsa, për muzikën e këngës është përkujdesur Anxhelo, i cili ka shkruar edhe tekstin bashkë me Majk.

Foto: Screeshot/YouTube

Dy këngëtarët kanë bërë gjithashtu edhe vijën melodike të projektit të tyre më të ri muzikor

Miksimi dhe masterizimi nga BigDeal Records, teksa për videoklipin u kujdes Valon Aziri.

Foto: Screeshot/YouTube

Kujtojmë që ky është bashkëpunimi tyre i parë, ndërsa Majk aktualisht po shijon suksesin me një tjetër duet që është ai me Geasy “Mari”.

Ndërkohë, për Anxhelon ky projekt vjen pasi atij solo “Fotot” që rezultojë mjaft i suksesshëm dhe deri më tani ka grumbulluar mbi gjashtë milionë klikime në kanalin e Youtube. /Telegrafi/