Taravari dhe Kasami njëzëri: Drejtorët e VMRO-së më të mirë se ata shqiptarë!

-

Drejtorët e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të mos preken nga kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe nga kryetari i Gostivarit Arben Taravari.

Edhe pse tashmë ka kaluar 1 javë nga shkarkimi i drejtorit të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi-Koka, nga Besa dhe Aleanca ende nuk kanë reaguar aspak në adresë të këtij vendimi të VMRO-DPMNE-së, e cila pa pyetur askënd, e në veçanti partnerin e koalicionit, Aleancën e Ziadin Selës dhe Arben Taravarit, shkarkoi nga pozita Zudi Enuzin.

Opinioni shqiptarë tashmë një javë nëpër rrjetet sociale pyet se vallë janë aq të pafuqishëm Kasami, Taravari dhe Sela përballë VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickoskit apo ndoshta bëhet fjalë për ndonjë përfitim personal të cilin nuk kanë guximin ta shpalosin para elektoratit të tyre.

Kjo lë të kuptohet se ndoshta Kasami shpreson që në zgjedhjet për këshillin e komunës së Tetovës që pritet të mbahen me 20 Gusht të këtij viti të marr përkrahjen e VMRO-së dhe Levicës, ndërsa Taravari t’ia rikthejë borxhin për ndihmën që ai mori gjatë zgjedhjeve të fundit komunale.

Kasami më herët ishte bashkë në tryezë me Fatmir Limanin dhe me Mickoskin ku po “zihej” diçka mes tyre, ndërsa Taravari ishte kundër Selës duke u bërë kështu pjesë e tryezës “Shumicë e re 61”.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...