Gjermania i dhuroi FSK-së donacion mbi 400 mijë euro

Qeveria gjermane ka dhuruar një donacion të ri për Forcat e Sigurisë së Kosovës, në vlerë prej 405 mijë euro.

Me anë të një komunikate, ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar se ministri i këtij dikasteri Armend Mehaj është takuar me atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte.

“Me këtë rast, u nënshkrua Marrëveshje për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Foto nga takimi

Në këtë takim është theksuar nevoja për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral edhe në të ardhmen në mes Ministrive dhe forcave të të dy vendeve.

Ministri Mehaj ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e shtetit gjerman për të gjitha të arriturat e deritashme të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.