Në Kuvend do të debatohet për propozimin francez, do të flet edhe Fon der Lajen

Kuvendi nesër në ora 13:00 ka caktuar seancë ku duhet të flet para deputetëve edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen. Gjysmë ore më vonë është caktuar seancë tjetër ku në rend dite është informata për përmbajtjen e propozim kornizës negociuese.

Pas kërkesave të opozitës t’i kenë të gjitha dokumentet nga pakoja e propozimit francez për tejkalimin e problemeve me veton bullgare dhe fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, Qeveria dje në Kuvend i dërgoi ifnormatat shtesë. Por edhe në këtë informatë, mungon protokoli nga propozim korniza negociuese për bisedime, e propozuar nga kryesia e Francës më 30 qershor.

Qeveria ngelet në qëndrimin se propozimi francez është i mirë dhe se duhet të pranohet që të tërhiqet vetoja bullgare dhe të vazhdojë procesi eurointegrues i vendit. Opozita është me qëndrim të kundërt, ndërsa mos publikimi i protokolit sipas tyre, hedhë dyshime shtesë për atë çfarë po bënë Qeveria.

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani dje vlerësoi se frika për bullgarizim është i pabazë dhe se bëhet fjalë për spekulime që përdoren që dikush të fitojë pikë politike.

Në këtë fazë, potencon Osmani, nuk ka formulim më të pastër për gjuhën siç ka në kornizën e kryesimit francez. Korniza nuk ka fare lidhje me protokolin, ndërsa protokoli do të publikohet para takimit me ministren bullgare, Teodora Gençovska.

Mickoski nga ana tjetër kërkoi dje nga deputetët e LSDM-së që të mos e mbështetin këtë propozim sepse sipas njohurive të tij, në LSDM paska deputetë të cilët janë në hamendje nëse do ta nënshkruajnë apo jo.

Edhe LSDM gjithashtu bëri thirrje që të mos e dëgjojnë Mickoskin por të votojnë në mbështetje të propozimit.

Lidhja Demokratike ndërkohë kërkon konsensus më të gjerë sa i përket propozim konkluzioneve. Ai thotë se nëse nuk formohet unitet rreth kësaj kornize negociuese, atëherë LD nuk do ta mbështesë.