Shtohen brengat e FC Shkupit, Danfa humb ndjenjat

Sulmuesi senegalez i skuadrës FC Shkupi, Mamadou Danfa, ka pësuar një tronditje gjatë ndeshjes ndaj Linkolnit në ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të Ligës së Kampionëve.

Danfa është përplasur kokë më kokë me Kalanoskin, dhe pas përfundimit të ndeshjes ka humbur ndjenjat, andaj më pas është dërguar menjëherë për ekzaminim në klinikën lokale. Mbetet të presim gjetjet mjekësore përpara se të dihet nëse dhe sa kohë do t’i duhet Danfa të pushojë nga fushat e futbollit.