VIDEO / Nejmari dhe Mbape, nisi “luftën” në stërvitje

Skuadra e PSZH-së ka nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe në stërvitje është paraqitur edhe braziliani Nejmar, për të cilin spekullohet se nuk kërkohet më nga administrata, por edhe nga drejtori sportiv jozyrtar, Kilian Mbape, i cili pasi nënshkroi kontratën e re, u bë shefi i padiskutueshëm i klubit francez.

Se diçka nuk shkon në marrëdhëniet mes francezit dhe brazilianit, mund të shihet edhe gjatë një prej seancave stërvitore, kur Nejmar e preu në mënyrë të vrazhdë fjalën e Mbapes, duke mos dashur të stërvitej me të dhe më pas vazhdoi pa problem punën me Lionel Mesin.