Zyrtare, Rafinja nga Lidsi zbarkon në “Kamp Nou”

Barcelona dhe Lids Junajted arrijnë marrëveshjes. Braziliani Rafinja vjen në “Kamp Nou” dhe më në fund do të realizohet transferimi që katalanasit e dëshironin prej kohësh.

Dy klubet zhvilluan negociata të gjata dhe në fund arritën të gjenin një gjuhë të përbashkët. 25-vjeçari brazilian që luan në krah, vjen në Barcelonë për 58 milionë euro dhe shtatë milionë euro shtesë, si bonus, me kushte që duhen plotësuar. Marrëveshja mes dy palëve është valide deri në vitin 2027, dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Rafinja ka luajtur për Lids Junajtedi nga viti 2020, dhe më parë ka qenë anëtar i Renit, Sportingut, Vitoria Guimaraesh dhe Avai. Rafinja është pjesë e kombëtarës së Brazilit, ku ka regjistruar 9 paraqitje dhe tre gola që nga viti 2021.