Ali Ahmeti: Ta vulosim ardhmërinë tonë, Europa na pret!

-

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është shprehur rreth “propozimit francez” duke thënë se vetë ardhja e kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyer tregon se të gjitha shtetet e Europës e përkrahin Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit.
Të nderuar qytetarë,
Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit.
Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Europian, znj. Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Europës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që nuk cënon në asnjë mënyrë tiparet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë europiane. EUROPA NA PRET!

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...