Barça dhe Man. Junajted arrijnë marrëveshje për holandezin De Jong

Man. Junajted dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për kartonin e Frenki de Jongut. Skuadra katalane do të pranojë një ofertë të “Djajve të Kuq”, prej 75 milionë euro + 10 milionë të tjera në formë të bonuseve.

“Djajtë e Kuq”, tash e disa javë janë duke punuar për një transferim të holandezit në ‘Old Trafford’. Megjithatë, dëshira e Frenki de Jong mbetet ajo për të vazhduar karrierën me Barcelonën.

 

Dy skuadrat kanë marrëveshje mes vete, por Juanjted po ngec për një marrëveshje personale me lojtarin holandez.

Mbetet të shihet nëse Frenki de Jong do të ndryshojë mendje sa i përket kalimit tek Man. Junajted, ose më saktë, rreth largimit nga Barcelona, pasi problemi i tij nuk qëndron me skuadrën e Man. Junajtedit, por me ëndrrën për Barcën.