Në Hagë është mbajtur konferenca për krimet e luftës me prokurorët ukrainas, GJPN dhe BE

-

Në Hagë është mbajtur një konferencë në të cilën kanë marrë pjesë, prokurori i lartë i Ukrainës, zyrtarë nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian, ku është diskutuar mbi hetimin e krimeve të luftës që janë kryer gjatë konfliktit.

Koordinimi për ndarjen e provave, strategjinë e ndjekjes penale dhe kuadri ligjor për sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë është bërë nga prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova e cila ka udhëtuar që të jetë në Konferencën e Përgjegjshmërisë së Ukrainës në Hagë të Holandës.

“Bota është e bashkuar me Ukrainën për të gjetur mjete efektive për ta sjellë Rusinë para drejtësisë për mizoritë që forcat e saj kryejnë në tokën tonë”, ka shkruar Venediktova në Twitter nga Holanda.

Sipas Komisioneres së Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, sistemi kombëtar i drejtësisë së Ukrainës veçse I ka ndërmarrë hapat e rëndësishëm, hetimin dhe gjykimin të cilat janë duke u monitoruar.

“Duke pasur parasysh gjerësinë e sfidave me të cilat po përballet, është thelbësore që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të mbështesë rritjen e kapaciteteve për hetimet e Ukrainës për krimet e supozuara të luftës të kryera në territorin e saj, pavarësisht nga rrethanat,” ka thënë Bachelet.

Venediktova ka thënë se Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte si dhe ndjekja penale ka filluar për 80 të dyshuar.

Sipas ligjjit penal të Ukrainës dy ushtarë rusë janë dënuar por, Rusia vazhdon të mohojë se trupat janë përfshirë në krime lufte në atë që Ukraina e quan “operacion ushtarak special”.

Gjatë konferencës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një moment heshtje për krimet e luftës që kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin në Ukrainë.

Konferenca e cila u mbajt ditën e enjte të 14 korrikut, Zelensky ka folur përmes një videolidhje ku heshtjen e ka mbajtur vetëm pak orë pasi një raketë ra në qytetin e Ukrainës, përkatësisht në Vinnytsia.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky flet përmes video-konferencës në Konferencën e Përgjegjshmërisë së Ukrainës në Hagë, Holandë

“Këtë mëngjes, raketat ruse goditën qytetin tonë të Vinnytsia – një qytet i zakonshëm dhe paqësor. Raketat e lundrimit goditën dy ndërtesa të komunitetit; shtëpitë u shkatërruan, një qendër mjekësore u shkatërrua, makinat dhe tramvajet ishin në flakë. Ky është akti i terrorit rus,” ka thënë Zelensky.

Sipas Zelenskyt njerëzit që mund ta bëjnë këtë konsiderohen si kafshë, Zelensky ka treguar se aty kanë rënë tetë raketa ku dy prej tyre kanë synuar qendrën e qytetit, aty kanë mbetur të vdekur njëzet njerëz, e që në mesin e tyre kanë qenë edhe tre fëmijë.

“Varet nga ju, nga unë, nëse ligji ndërkombëtar do të funksionojë apo jo”, i është drejtuar Zelensky panelit.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...