Shkëndija eliminon Araratin dhe kalon në raundin e dytë

Skuadra e Shkëndijës do të vazhdojë garat në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi që me rezultat të përgjithshëm 4-2, eliminoi armenët e Araratit. Pas fitores 2-0 në Shkup, skuadra tetovare u ndal në barazimin 2-2, në ndeshjen kthyese në transfertë.

Skuadra nga Tetova ishte në epërsi 2-0 pas 45 minutave të parë, falë golave të shënuar nga Sindrit Guri dhe Bravo, ku ky i fundit shënoi në portën e vet në minutën e 2-të. E gjithë që arritën të bëjnë armenët ishte që të barazojnë shifrat në 2-2, me golat e Mallakijanit në minutën e 49-të dhe 79-të. Në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, Shkëndija do të përballet me skuadrën e Valmeira-s nga Letonia.

Ndërkohë skuadra e Akademia Pandevit, pësoi disfatë edhe në ndeshjen kthyese ndaj polakëve të Lechias nga Gdanjsku, e cila triumfoi në Shkup më rezultat 1-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 6-2 kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.