Fotot që pasqyrojnë gjendjen e tmerrshme nga thatësira

Thatësira vazhdon të godasë Perëndimin Amerikan dhe tregon pak shenja të zbutjes ndërsa vendi shkon më thellë në një verë tjetër të nxehtë dhe të thatë.

Vendi ku kjo thatësirë është më e dukshme është liqeni Mead, i cili gjindet përgjatë lumit Kolorado në Arizona dhe Nevada pas Digës Hoover.

Rezervuari më i madh i SHBA-së është tkurrur në një nivel të ulët rekord mes një thatësire ndëshkuese dhe kërkesave të 40 milionë njerëzve në shtatë shtete.

Mega Thatësira në Perëndim të SHBA-së është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike. Sezoni i zjarreve është bërë më i gjatë dhe flakët më intensive, temperaturat përvëluese kanë thyer rekorde dhe liqenet po thahen, njofton AP.

Një person duke qëndruar para varkës-shtëpi të tij te ngecur në liqenin Mead.

Ujërat që janë zvogëluar në Liqenin Mead kanë zbuluar mbetjet skeletore të dy njerëzve së bashku me peshqit e panumërt të tharë dhe atë që është bërë një varrezë e mjeteve ujore të harruara dhe të bllokuara.

Nëpërmjet disa fotove shihen varkat e motorbarkat kanë mbetur tashmë në tokën e tharë, kanë krijuar një skenë surreale të peizazhit.

Një varkë tjetër e fundosur largë vijës së ujit të liqenit Mead, ku tregon thatësirën gjatë viteve.

Natyra nuk e krijoi këtë parajsë me ujë të qetë për peshkim, kamping dhe kajak. Lumi i fuqishëm Kolorado që ndan Nevadën nga Arizona dikur rridhte nën muret e Kanionit të Zi derisa Diga Hoover u ngrit në 1935 për ujitje, kontrollin e përmbytjeve dhe hidrocentralet.

Niveli i këtij rezervuari ka rënë 52 metra që kur arrit një pikë të lartë uji në 1983, dukë lerë shenjë në muret e kanionit.

Diga Hoover.

Rënia e nivelit të ujit ka pasoja jo vetëm për qytetet që varen nga burimi i ardhshëm i ujit, por edhe për skafistët që duhet të lundrojnë në ujërat e cekëta dhe të shmangin ishujt dhe shiritat e rërës që qëndrojnë nën sipërfaqe përpara se të dalin.

Një person duke u munduar ta çlirojë varkën-shtëpi.