Gjobitet edhe Serbia, UEFA me “dorë të hekurt” për thirrjet raciste

Pasi që Federata Greke e Futbollit u ndëshkua nga UEFA, për thirrje raciste dhe dhunë ndaj tifozëve të Kosovës, pak çaste më parë u dënua edhe Serbia. Kjo e fundit është ndëshkuar nga UEFA me një ndeshje pa tifozë, të cilën do ta luajnë përballë Suedisë.

Përveç kësaj, UEFA njofton se Federata e Serbe e Futbollit do të gjobitet me 43 mijë euro. E njëjta arsye është edhe për Serbinë, për shkakun e racizmit.

Kombëtarja serbe përballet me një dënim prej dy vitesh me kusht, që do të thotë se nëse përsëritet e njëjta vepër, stadiumi do të mbyllet për një periudhë më të gjatë, sigurisht me një gjobë shumë më të madhe.