NASA zbulon imazhe të reja nga teleskopi James Webb

-

NASA këtë javë ka zbuluar imazhet dhe të dhënat e para me ngjyra të plota nga Teleskopi Hapësinor James Webb, i cili është teleskopi më i madh, më i fuqishëm dhe më kompleks i shkencës hapësinore në botë i ndërtuar ndonjëherë.

Duke dhënë një pamje të paprecedentë të Jupiterit, planetit të pestë nga Dielli dhe më i madhi në sistemin diellor.

Ndërsa astronomët zbulimin e këtyre imazheve po e quajnë “agimi i një epoke të re”.

Raundi i parë i imazheve ka dhënë një pamje befasuese të kozmosit, me imazhet më të thella dhe më të mprehta infra të kuqe të universit të largët deri më sot.

Pamje të planetit

Tifozët e Jupiterit kanë identifikuar disa tipare të njohura të gjigantit të gazit – unazat e tij, tre nga hënat e tij: Europa, Thebe dhe Metis, si dhe Njolla e Madhe e Kuqe, që po konsiderohet si “një stuhi mjaft e madhe për të gëlltitur Tokën”, sipas fjalëve të NASA-s, raporton euronews.

“Të kombinuara me imazhet e fushës së thellë të publikuar një ditë më parë, këto imazhe të Jupiterit demonstrojnë kuptimin e plotë të asaj që Webb mund të vëzhgojë, nga galaktikat më të zbehta dhe më të largëta të vëzhgueshme deri te planetët në oborrin tonë kozmik që mund t’i shihni me sy të lirë nga oborri juaj aktual”, ka thënë në një deklaratë Bryan Holler, një shkencëtar në Institutin Shkencës të Teleskopit Hapësinor në Baltimore.

Imazhet janë marrë me dy filtra të ndryshëm që nxjerrin në pah gjatësi të veçanta të dritës.

Pamje, Jupiteri dhe disa nga hënat e tij

Një pjesë e provës ishte për të siguruar që teleskopi mund të gjurmonte objektet që lëvizin shpejt nëpër sistemin diellor, siç është Jupiteri.

Testi gjithashtu ka vërtetuar se Webb mund të fotografojë detaje të tilla si hënat dhe unazat rreth një planeti aq të ndritshëm sa Jupiteri.

“Nuk mund ta besoja se ne pamë gjithçka kaq qartë dhe sa të ndritshme ishin ato,” është shprehur Stefanie Milam, zëvendës shkencëtare e projektit Webb për shkencën planetare.

Unazat e Jupiterit dallohen veçanërisht në imazhin e filtrit me gjatësi të gjatë.

E ardhmja e zbulimit të hapësirës

Teleskopi Webb është rezultat i përpjekjeve të kombinuara të rreth 20,000 inxhinierëve, astronomëve dhe teknikëve gjatë 30 viteve.

Projekti shumë miliardë dollarësh – në partneritet midis NASA-s, Agjencisë Evropiane të Hapësirës dhe Agjencisë Kanadeze të Hapësirës – kërkon të zgjidhë disa nga misteret më të mëdha të njerëzimit, siç janë strukturat dhe origjina e universit tonë dhe vendi ynë në të.

Astronomët shpresojnë se do të revolucionarizojë të kuptuarit tonë për universin siç ka bërë teleskopi Hubble.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...