ORCA: Këshilli i Etikës duhet t’i përjashtonte profesorët Dugolli dhe Kastrati

Organizata për ngritjen e cilësisë në arsim (ORCA) kanë kritikuar vendimin e Këshillit të Etikës së Universitetit të Prishtinës për vendimin kundrejt profesorëve universitar Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati.

Sipas tyre këshilli i Etikës do të duhej të merrte vendim që këta profesorë të përjashtohen nga detyra e tyre në Universitet dhe t’i largohet titulli akademik pasi sipas tyre këta të fundit janë plagjiatorë.

Gjatë ditës, ORCA po shpërndan fletushka që edhe qytetarët e vendit të kuptojnë vendimin sipas tyre të padrejtë të Këshillit të Etikës.

Shpendarja e fletushkave nga organizata ORCA

Më 22 qershor të këtij viti Këshilli i Etikës, për shkak se kishin përdorur plagjiaturë në punimet e tyre, i kishte dënuar profesorët e Fakultetit Filozofik Bujar Dugolli dhe Ardian Kastratit.

Në vendimin e tyre thuhej se Dugollit i ndalohej përfshirja e mentorimit të studentëve në ciklin e nivelit master dhe të doktoratës në UP, për dy vite. Kjo masë sipas vendimit vlen vetëm për kandidatët e rinj dhe jo për ata të cilët tanimë janë në mentorim.

Kurse kolegut të tij, Ardian Kastratit i është ndaluar mentorimi për tre vjet.