Populli i Sri Lankës të gëzuar pasi Rajapaksa dha dorëheqje

-

Gjatë mbrëmjes të së enjtes, protestuesit në Sri Lanka festuan deri në orët e vona dorëheqjen presidentit, Gotabaya Rajapaksa.

Rajapaksa dha dorëheqjen pas një jave protesta të popullit për krizën ekonomike të vendit.

Kërkesa për dorëheqje me email nga Rajapaksa, është pranuar nga kryetarja e parlamentit të Sri Lankës.

Protestuesit po e cilësojnë si fitore largimin e Rajapaksas, pasi për shumë muaj kanë kërkuar largimin e tij nga posti i presidentit, e gjithë kjo për shkak të krizës ekonomike të vendit.

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, mori postin e presidentit pas ikjes së Rajapaksas nga protestat masive. Ky lajm shkaktoi festa në Colombo mbrëmjen e së enjtes, ku turma e protestuesve ndezën edhe fishekzjarre nga gëzimi.

Disa protestues kanë folur për CNN, të cilët u shprehën mjaft të lumtur pas dorëheqjes së presidentit.

Dorëheqja e Rajapaksas po konsiderohet si një fitore kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të qeverisë.

Festa deri në orët e vona në Colombo të Sri Lankës

Dorëheqja e Rajapaksa ka hyrë fuqi të enjten e 14 korrikut, ndërsa këtë e ka bërë të ditur të premten e 15 korrikut, kryetarja e parlamentit, Mahinda Yapa Abeywardena, në një konferencë shtypi, transmeton Portali Dukagjini.

Abeywardena ka thënë se Wickremesinghe do të mbetet President në detyrë derisa Parlamenti të zgjedhë një President të ri me ligjvënësit që janë të thirrur për t’u takuar të shtunën që të fillojë procesin.

Nuk është caktuar ende një datë për votim, por sipas kushtetutës, Wickremesinghe do të lejohet të mbajë detyrën vetëm prej 30 ditësh.

Lajmet e fundit

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...
- Advertisement -

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...

Situata në veri, kongresmeni Torres del kundër Blinken: Kosova është aleat i palëkundur i SHBA

Situata në veri të Kosovës është kthyer në temë diskutimi si në “tryezën” e BE ashtu edhe në atë...