EKSKLUZIVE/ Ja konkluzat e Kuvendit për Qeverinë dhe Propozimin francez

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sapo ka miratuar me 68 vota Pro, Propozimin francez duke i përcjellë Qeverisë konkluzat për të vazhduar më tej procedurën lidhur me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, lidhur me informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës për negociata për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian, të propozuar nga kryesimi i Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.

Indeks.mk ju sjellë ekskluzive konkluzat e Kuvendit për Qeverinë dhe Propozimin francez.

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u nisur nga interesat strategjike dhe nacionale për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, e obligon Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që t’i vazhdojë bisedimet me Bashkimin Evropian me qëllim që të zhbllokohen proceset eurointegruese dhe të miratohet Korniza negociuese me parimet dhe standardet evropiane të përfshira, si dhe kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, në pajtueshmëri me specifikat dhe rezultatet e arrira të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
  2. Ngarkohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që përmes delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ekipit negociator të ekspertëve, në mënyrë parimore t’i përmbahet përcaktimit për respektim të pakushtëzuar të veçantive gjuhësore, identitetit, historike dhe kulturore të popullit maqedonas, si elemente për të cilat nuk negociohet me Bashkimin Evropian. Negociatat të udhëhiqen në bazë të barbartë dhe parimore, duke i respektuar normat e së drejtës ndërkombëtare, me respekt të pa rezervë të dinjitetit dhe veçantisë së popullit maqedonas, si dhe në pajtueshmëri të plotë me Rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 29 korrik 2021.
  3. Ngarkohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që:
  4. Në kornizën negociouese, gjuha maqedonase të shënohet pa kurrfarë shpjegimi, shtese apo fusnote.

Gjatë lidhjes së çfarëdo lloj marrëveshjeje, kontrate ose dokumenti me Bashkimin Evropian që përmban dispozita gjuhësore me referencë emërore të të gjitha gjuhëve zyrtare të BE-së, siç është Marrëveshja për bashkëpunim me Fronteks-in, të njëjtat duhet të nënshkruhen me referencë emërore të gjuhës maqedonase pa kurrfarë shpjegimi, shtese apo fusnote.

Gjatë negociatave për anëtarësim e deri në përfundim të tyre me lidhje të Marrëveshjes për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe pas pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me anëtarësim të plotë në BE, Qeveria nuk do të pranojë të diskutojë për zgjidhje të ndryshme për gjuhën maqedonase nga ajo që është e dhënë në Kornizën negociuese. Me pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotë e BE-së, gjuha maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së pa asnjë shpjegim, shtesë apo fusnotë.

  1. Çështjet bilaterale që kanë të bëjnë me marrëveshjet bilaterale për marrëdhëniet e mira fqinjësore të cilat nuk janë drjetpërdrejtë të lidhura me të drejtën e BE-së dhe me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të mos jenë pika referuese nga të cilat do të varet hapja dhe mbyllja e kapitujve dhe klasterëve gjatë negociatave aderuese me Bashkimin Evropian.
  2. Korniza negociouese të miratohet menjëherë në fillim të negocatave për anëtarësim me BE-në, para konferencës së parë politike Ndërqeveritare.
  3. Për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për hapje të negociatave për anëtarësim dhe procesit të skriningut si dhe Konferencës së ardhshme Ndërqeveritare për kompletim të fazës së hapjes së negociatave, në pajtueshmëri me propozimin e kryesimit francez me BE-në, të sillen vendime menjëherë në mënyrë që të njëjtat të mos varen nga sjellja e vendimeve shtesë nga vendet anëtare.
  4. Ngarkohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që Konkluzionet e lartpërmendura t’i përfshijë në Deklaratën hyrëse të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Konferencën e parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
  5. Ngarkohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që ta informojë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Kornizën negociuese përfundimisht të harmonizuar dhe miratuar dhe për dokumentet e tjera që i miraton Këshilli i BE-së, si dhe rregullisht dhe në vazhdimësi ta informojë Kuvendin për rrjedhën e negociatave për anëtarësim, duke përfshirë edhe procesin e skriningut si fazë të parë të hapjes së negociatave për anëtarësim, si dhe për zhvillimin e Konferencave Ndërqeveritare për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.