Grubi: Më 19 korrik RMV zhvillon konferencën e parë ndërqeveritare në Bruksel

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka njodtuar se pas realizimit të një procesi të gjërë konsultimesh transparentev Qeveria ka vendosur të pranojë propozimin francez.

Ka deklaruar se pranimi i propozimit të presidencës franceze ka për qëllim zhbllokimin e procesit të negociatave

Shkrimi i plotë:

Pas realizimit të një procesi të gjërë konsultimesh transparente dhe duke i pasur parasysh të gjitha konkludimet për korrektësi përmbajtësore, në seancën e sotme të Qeverisë sollëm vendimin përfundimtar për pranimin e propozimit të presidencës franceze për zhbllokimin e procesit të negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE.

Fazën aktive të negocimit do ta fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare që parashihet të mbahet më 19 Korrik në Bruksel.

Me përkushtim, guxim dhe vullnet drejt realizimit të ëndrrës europiane.