Grubi: Pritjes shumëvjeçare për të nisur ecjen drejt familjes së madhe europiane i erdhi fundi

-

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi e ka quajtur të guximshme dhe vizionare shumicën parlamentare e cila sipas tij, ka gjetur zgjidhje të të gjitha çështjeve nga kjo shumicë progresive, euroamerikane

Mes tjerash ai ka thénë se pritjes shumëvjeçare për të nisur ecjen drejt familjes së madhe europiane sot i erdhi fundi.

“Sfidave të nisura viteve të fundit sot ju dhamë fund!Kemi shtruar trasën e duhur si forca progresiste për t’i treguar botës perendimore se ne nuk kemi alternativë tjetër përveç Bashkimit Europian dhe sot e dëshmuam atë.Sot morën fund shpresat e forcave regresive proruse për të dezorientuar vendin.Sot qytetarët ia kthyen shpinën protagonizmit për pikë politike, nuk lejuan të bien pre e mashtrimit dhe propagandës nacionaliste të konfuzionit absurd dhe përmes të zgjedhurve të tyre në shtëpinë e demokracisë u prononcuan se e duan Maqedoninë Europiane.Bashkë me dinjitet dhe me të gjitha kapacitetet tona demokratike do të rrugëtojmë deri në realizimin final të ëndrrës sonë të integrimit.Kemi shumë punë dhe përgjegjësi para vetes, por me vendosmëri, bashkëpunim, si dhe përkrahjen e madhe të shteteve të BE-së dhe SHBA-ve do t’ia dalim”, ka shkruar Grubi.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...