Fillon takimi mes dy delegacioneve në Sofje, pritet të nënshkruhet Protokolli mes dy vendeve

-

Sot në Sofje mbahet takimi i dytë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar me Bullgarinë, i cili bashkëkryesohet nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska.

Në takim pritet të shqyrtohen aktiviteteve të mëparshme për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, puna e grupeve të punës, si dhe projeksioni i aktiviteteve të ardhshme mes dy vendeve.

Pas përfundimit të takimit pritet nënshkrimi i Protokollit, i cili është edhe procesverbal i mbledhjes së Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar.

Në takim, përveç Ministrit Osmani, janë të pranishëm edhe Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski. si pjesë e delegacionit qeveritar.

Komisioni i përbashkët ndërqeveritar është pjesë e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017. /indeks.mk

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...