Lladrovci përgëzon Ali Ahmetin: Edhe një gurë historie e vure në vend

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin për arritjen e djeshme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, ku u votuan propozimet franceze në rrugën integruese.

Lladrovci ka vlerësuar lidershipin e Ali Ahmetit për arritjen, duke theksuar: “Edhe një nyje u zgjodh në rrugën Tuaj të pandalshme integruese dhe së bashku me Shqipërinë, po ju pret dera e hapur e BE-së”.

Njëherësh, ai ka shprehur dëshpërim për vendnumërimin e Kosovës, “aq gëzim për arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën integruese, aq dëshpërim për Kosovën dhe vendnumërimin tonë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit:

Vëlla Ali,

Votimi i propozimeve franceze në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, është edhe një sukses i madh i Juaji në politikën shtetërore dhe evropiane, ju lumtë. Edhe një gurë historie e vure në vend.

Edhe një nyje u zgjodh në rrugën Tuaj të pandalshme integruese dhe së bashku me Shqipërinë, po ju pret dera e hapur e BE-së.

Aq gëzim për arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën integruese, aq dëshpërim për Kosovën dhe vendnumërimin tonë.

Shtetet e rajonit, me lidershipin vizionar, me të gjitha mjetet dhe energjitë po lëvizin drejt Bashkimit Evropian, ne, për fat të keq, me dylbi në dorë, të vetmuar në ishull, me megafon por pa asnjë mjet lundrimi për të dalë nga situata.

Ju jeni lideri i destinuar për ta lëvizur shtetin dhe qytetarët drejt vlerave të reja.

Krenar me përkushtimin Tuaj vëlla Ali!