Sulmohet Policia e Kosovës në veri, pesë policë të lënduar

Pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë mbetur të lënduar si shkak i një sulmi të një kamioni të dyshuar për kontrabandim mallrash. I njëjti, ka dëmtuar automjetin e Policisë pas dy goditjesh.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës janë penguar nga dy automjete civile në Komunën e Leposaviqit gjersa kishin tentuar të ndalonin një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash.

Si pasojë, janë lënduar pesë zyrtarë policorë dhe është dëmtuar automjeti i policisë, njofton Policia e Kosovë.

Sipas një postimi të Policisë së Kosovës, kamioni i dyshuar, me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur dy herë një veturë zyrtare policore.

Vetura e goditur

Bëhet e ditur se me qëllim të ndalimit të rrezikut, janë përdorur edhe armët nga Policia e Kosovës.

“Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke edhe përdorur armën zyrtare”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, automjeti përgjegjës është ndaluar dhe vozitësi i tij me incinialet A.D, është arrestuar. Ky i fundit është dërguar në mbajtje dhe po të njëjtit, i janë inciniuar rastet Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’.

Ndër të tjera, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e hetimeve regjionale të policisë kufitare, njësia e anti terrorizmit, njësia e forenzikës si dhe Dogana e Kosovës.