Tifozët ua ndalojnë hyrjen studentëve serbë në Prekaz

Tifozët e klubit të Drenicës “Shqiponjat e Zeza”, kanë bërë të ditur se së bashku me disa pjesëtarë të organizatës së veteranëve, kanë penguar hyrjen e studentëve serbë në Prekaz.

Gjatë të dielës, një grup i studentëve kishin kërkuar që ta vizitonin Prekazin, vizitë kjo e cila, do të realizohej në kuadër të Universitetit të Prishtinës.

Mirëpo, kjo vizitë nuk ishte pritur aspak mirë nga qytetarët e Skenderajt.

“Shqiponjat e zeza të përkrahura nga qytetarët dhe pjesëtarë të organizatës së veteranëve u mblodhën sot për të bllokuar hyrjen që çon drejt Memorialit të Prekazit. Edhe pas informacionit nga Policia e Kosovës (atyre që ishin prezent në turmë) se vizita e studentëve që kishte edhe student serbë është anuluar për shkak të reagimit tonë publik. ‘Shqiponjat e zeza’ do të jenë prezente gjatë tërë ditës në vëzhgim të qytetit dhe Prekazit në mënyrë që nëse informacioni nuk është i saktë të pengojnë hyrjen e tyre. Çdo moment e më shumë po na u bashkohen njerëz”, kanë shkruar tifozët në Facebook.

Për këtë, tifogrupi “Shqiponjat e Zeza”, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se këmba e këtyre studentëve nuk do të shkelë në Prekaz, për shkak të të gjithë atyre pleqve, grave, fëmijëve e burrave, të cilët u vranë e u masakruan të pafajshëm, nga forcat serbe.

Postimi në Facebook

Një grup i personave u kishin dalë në pritë studentëve serbë, të cilët kishin planifikuar të shkonin për vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

RTV Dukagjini raporton që shumica prej organizatorëve janë tifozë të klubit futbollistik Drenica.

Tifozët e Drenicës u dalin studentëve serbë në pritë