Barcelona nuk guxon të bëjë luftë frontale me Frenkie De Jong, i cili nuk po pranon të transferohet te Man. Junajted.
Edhe pse u tha se katalanasit mund të jenë radikalë dhe ta lënë jashtë turit në SHBA, kjo nuk ka ndodhur. Mesfushori holandez është pjesë e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Çavi Hernandez.
Gjithsesi klubi i La Liga po punon që ta shesë De Jong, për të cilin kanë rënë dakord me Junajtedin për 85 milionë euro. /abcnews.al/