Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës tërheq 52-vjeçarin e pajetë nga Beogradi, në Valbonë

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se një person 52 vjeçar, banues në Beograd, ka humbur jetën në Valbonë si shkak i një arresti kardiak.

Përmes një postimi në Facebook, Qendra e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se të premten e 16 korrikut ka marrë një telefonatë ndihme nga persona të afërt me viktimën.

Pasi zona është përshkruar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, të njëjtin kanë rënë dakord që viktima nuk mund të evakuohet nga ajri me helikopter si shkak i mosposedimit të vinçit.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës

Me të arritur në vendngjarje, ekipi i  ShKShMK-së dhe bjeshkatari njëherësh, vullnetari Saimir Kalbaj kanë filluar evakuimin e viktimës me barrelë dhe sistem litarësh deri te vendaterimi i helikopterit.

Sipas informatave të para, viktima me inicialet G. S 52 vjeçar, banues në Beograd dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja