Fiala: Urime Maqedonisë dhe Shqipërisë për këtë sukses, e ardhmja e BE-së është me ju

Ju uroj që të bashkoheni sa më shpejt drejt familjes sonë, tha Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, si përfaqësues i Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së.

Të gjithë ne, tha Fiala, do të jemi më të fortë pikërisht për shkak të zgjedhjes suaj që u vu në provë disa herë, duke theksuar se ata e vlerësojnë veçanërisht që qëndrojmë së bashku me BE-në dhe politikat e saj përballë agresionit rus.

“Në Europën e sotme duhet të jemi sa më të bashkuar. Republika Çeke ka mbështetur gjithmonë zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe do të mbetet e tillë. Ne jemi të nderuar që ky lloj progresi po ndodh pikërisht gjatë presidencës sonë, por duhet të falënderojmë edhe presidencën franceze për punën e palodhur dhe përkushtimin që na lejoi të arrijmë këtë moment historik”, theksoi Fiala.

Republika Çeke dhe e gjithë Evropa, siç tha Fiala e kuptojmë rëndësinë e integrimit evropian për demokracitë tona, sigurinë dhe zhvillimin e ekonomive tona.