Kovaçevski: Pas 17 vitesh pritje më në fund po fillojmë negociatat

-

Para fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh i kënaqur që pas 17 vitesh pritje, vendi do të fillojë negociatat.

“Është një kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh pritje sot më në fund nisim negociatat. Ne po hapim perspektiva të reja për shtetin dhe qytetarët dhe ngadalë por me siguri po i bashkohemi familjes së madhe evropiane, e cila ishte objektivi ynë strategjik prioritar dekada më parë. Propozimin europian që morëm, përmes një procesi të gjerë konsultimi, e njohëm si zgjidhjen më të mirë të mundshme, e cila respekton dhe ruan vijat e kuqe nga disa aspekte, dhe në të njëjtën kohë i jep fillimin përfundimtar enegociatave. E rëndësishme për ne, është se është specifikuar gjuha maqedonase pa asnjë shtesë, sqarim dhe plotësim. Kjo hap dyert që gjuha jonë maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së, që unë personalisht e konsideroj arritjen më të madhe dhe suksesin më të rëndësishëm. Në këtë mënyrë gjuha maqedonase jo vetëm që do të mbrohet, por do të ketë edhe një promovim të jashtëzakonshëm, pasi shumë vende dhe kultura, të cilat tradicionalisht nuk kanë kontakt me gjuhën tonë, do të mund ta njohin atë, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se vendi i Maqedonisë është në BE dhe deri më tani ka dëshmuar shumë herë se është një partner i besueshëm për BE-në dhe për vendet anëtare dhe kështu do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen.

Lajmet e fundit

Zelensky: Rusia do të humbasë së bashku me ata që e ndihmojnë atë me terrorin

“Çdo person që punon me Rusinë do të mbyllet nga sanksionet. Dhe Federata Ruse do të humbasë gjithçka, së...

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...
- Advertisement -

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...