Sedloski: Ata luajnë futboll të hapur, këtu ne e shohim rastin tonë

Kampioni i Maqedonisë, Fc Shkupi zhvilloi stërvitjen e fundit para përballjes me Dinamo Zagrebin, në kuadër të raundit të dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Trajneri Goce Sedloski, beson se vendasit do të zhvillojnë lojë të hapur dhe pa kalkulime, ndërsa këtë gjë e pret FC Shkupi, të shfrytëzojë sa më mirë që është e mundshme.

“Natyrisht se te Dinamo kam kujtime të mira si ish futbollist i kësaj skuadre, mirëpo tani jam në anën e kundërt. FC Shkupi nuk do të dorëzohet aq lehtë. Nga ajo që e di për Dinamon, është fakti se luan futboll të hapur dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm. Do të japim maksimumin që në këtë ndeshje të shënojmë rezultat pozitiv,” tha mes tjerash Sedloski në pres konferencën zyrtare.

Ndeshja e parë në mes Dinamo Zagrebit dhe FC Shkupit do të zhvillohet më 19 korrik në orën 21.00.

Shtatë ditë më vonë është ndeshje e kthimit në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.