Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën nisin negociatat për anëtarësim në BE

-

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën edhe zyrtarisht do t’i nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

BE-ka ua ka dhënë dritën e gjelbër të dyja shteteve, pasi që Maqedonia e Veriut, e kishte miratuar në Kuvendin e saj, “Propozimin Francez”, i cili edhe e ka zgjidhur problemin që kishte ky shtet me Bullgarinë, i cili kishte të bënte me gjuhën dhe me pakicën bullgare që jeton në Maqedoni të Veriut.

Fillimin  e negociatave e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai ka shkruar në Facebook se dita e martë është një ditë e vecantë për shqiptarët.

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Sipas agjendës së publikuar, Kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.

30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe në 12:30, Rama do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky dhe Komisionerin për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, raporton A2News.

Kurse në orën 18:00, do të ketë një një pritje të përbashkët të delegacionit shqiptar me atë maqedonas, me rastin e hapjes së negociatave.

Procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, ishte bllokuar për shkak të vetos së përdorur nga shteti i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, Shqipëria nuk kishte asnjë kontest me Bullgarinë, por BE-ja e kishte futur integrimin e Shqipërisë në një pako me Maqedoninë e Veriut dhe jo ndaras.

Lajmet e fundit

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Shumë njerëz dyshohet se kanë vdekur në Indinë lindore pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat pas një përplasjeje...

Klubet me vlerën më të lartë në botë, kush mban kreun?!

Në këtë sezon nuk fitoi asnjë trofe, por Real Madrid ka se për çfarë të krenohet. “Los Blancos” janë...

Florim Asani nga gjenerata U18 e Shkëndijës po dëshmon talentët e rinjë të sportit që i ka Tetova

Mesfushori i fundit Florim Asani nga Tetova i cili për momentin po luan në gjeneratën U18 të klubit të...

Dashuri dhe festë për të voglin e yllit Liza

Dihet tashmë se ajo është një yll i muzikës atje ku jetoj por jo vetëm, por edhe një zonjë...
- Advertisement -

Edi Rama për Ali Ahmetin dhe babanë e Hashim Thaçit: Burra!

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka komentuar vizitën e sotme të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në...

Kryeparlamentari Xhaferi në Vilnus takoi nënkryetaren e parë të Asamblesë nacionale franceze, Valeri Rabo

Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të...