Ushtarët shqiptarë stërviten me ushtarët amerikanë

Stërvitja e përbashkët mes forcave amerikane dhe ushtarëve shqiptarë është drejtuar nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade, Arben Kingji.

Në një postim në Facebook, Forcat Tokësore shqiptare kanë thënë se në vijim të vizitës në Fort Drum, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji, së bashku me adjutant gjeneralen e Gardës Kombëtare të New Jersey gjeneral brigade Lisa Hou, kanë inspektuar stërvitjen “eXportable Combat Training Capability”.

Foto e realizuar gjatë stërvitjeve

Në këto stërvitje janë ndjekur nga afër qitjet e efektivave të Forcës Tokësore me mortaja 81 mm, 120 mm, si dhe qitjen me armën kundër mjeteve të blinduara”TOW”.

“Në vijim të vizitës në Fort Drum, Komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji, së bashku me adjutant gjeneralen e Gardës Kombëtare të New Jersey gjeneral brigade Lisa Hou, inspektuan stervitjen “eXportable Combat Training Capability”, nga ku ndoqën nga afër qitjet e efektivave të Forcës Tokësore me mortaja 81 mm, 120 mm, si dhe qitjen me armën kundër mjeteve të blinduara “TOW””, thuhet në njoftim.

Postimi i Forcave Tokësore shqiptare në Facebook