Aksident në Komoran, shkaktohen kolona të gjata në autostradën Prishtinë-Pejë

Të mërkurën e 20 korrikut, rreth orës 10:40 në Komoran, afër një pompe të derivateve ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura.

Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Si pasojë e këtij aksidenti, është shkaktuar kolonë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Kelani ka shtuar se në këtë aksident me dëme materiale, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore përderisa njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.

Kolona si pasojë e aksidentit në Komoran