Bajrami: Rezultat pozitiv? Fitore pa pranuar gol

-

Fituesi i Kupës së Maqedonisë, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, të enjtën do të zhvillojë sfidën e parë në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Konferencës, kur përballet me skuadrën bullgare të CSKA SOFJE. Trajneri Muarem Bajrami, në prag të kësaj sfide , e cila do të zhvillohet në stadiumin “Petar Milloshevski” pran FFM-s, në orën 17.30, potencoi se nuk ndjen asnjë presion në prag të kësaj sfide.

“Është kënaqësi që luajmë në garat evropiane. Takohemi me CSKA Sofjen, e cila është në rolin e favoritët. Kemi studiuar mirë ekipin bullgar dhe do të mundohemi që të shfrytëzojmë anët e tyre të dobëta. Jemi përgatitur maksimalisht plot 45 ditë dhe besojë se mund të arijmë rezultat pozitiv pasi që në futboll janë të mundshme edhe befasitë dhe këtë gjë është dëshmuar në të kaluarën.

 

Do të jetë një ndeshje e rëndë, sepse bëhet fjalë për një ekip të madhe me kualitet të madh. Kemi analizuar disa ndeshje për të parë pikat e forta , për të mbuluar ato pika të forta dhe për të shfrytëzuar pikat e dobëta të kundërshtarit , I cili ndoshta nuk është në formën më të mirë, sepse ka një trajner të ri.

 

Neve thjesht na intereson ndeshja e futbollit dhe asgjë tjetër, sa i përket çështjes së politikës. Ne do të luajmë futboll dhe asgjë tjetër nuk na intereson.

 

Kam informata të sakta për skuadrën bullgare dhe kanë disa anët forta në pjesën ofenzive dhe do të mundohemi që të shfrytëzojmë anët e dobëta në mbrojtje. Nëse luajmë sipas planit që kemi bazuar, besoj se do të kemi një paraqitje të mirë gjatë ditës së enjte. Jam i bundur se do të bëjmë një ndeshje të madhe. Rezultati pozitiv për ne do të ishte fitore pa pranuar gol,” tha mes tjerash Muarem Bajrami.

Foto: Ekipa.mk

 

Lajmet e fundit

Zelensky: Rusia do të humbasë së bashku me ata që e ndihmojnë atë me terrorin

“Çdo person që punon me Rusinë do të mbyllet nga sanksionet. Dhe Federata Ruse do të humbasë gjithçka, së...

Aleksandre Pato, për herë të tretë rikthehet te ish klubi i tij

Fans applaud as Orlando City forward Alexandre Pato stands on the pitch after an MLS soccer match against...

Tensionet në veri, deputeti gjerman: Kosova po zbaton të drejtat në territorin e saj

Tensionet në veri të Kosovës, kanë sjellë reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët nuk i kursyen kritikat ndaj...

Lukashenko mohoi thashethemet për shëndetin, kundërshtari i tij: Është në gjendje kritike

Belarusian President Alexander Lukashenko. Photo: Sergei GUNEYEV/AFPPresidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko thuhet se është në gjendje kritike. Kjo...
- Advertisement -

Nita Latifi vjen me këngën e re “2 Gota” – Telegrafi

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Nita Latifi, ka lansuar sot (e shtunë) këngën e re. “2 gota” mban titullin projekti...

Muamed Sejdini: Duhet edhe më shumë punë

Federata e Futbollit të Maqedonisë sot zhvilloi Kuvendin e rregullt, në të cilën morri përkrahje të plotë nga UEFA...