Valmir Kakruki, nga Rabotniçki shkon në Kosovë

Valmir Kakruki, karrierën e tij në basketboll do të vazhdojë te skuadra e Prishtinës në Kosovës. Skuadra nga Kosova ka shprehur dëshirën që të angazhojë reprezentuesin e Maqedonisë, i cili nëse arrin gjuhë të përbashkët, do të bashkohet me vëllezërit Lejson dhe Jetmir Zeqiri.

Qendra 21 vjeçare në sezonin e fundit ishte pjesë e Rabotniçkit, ku zhvilloi 32 ndeshje, duke shënuar mesatarisht 10.2 pikë dhe 5.8 kërcime, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e “romantikëve”.

Sezon të mirë me skuadrën shkupjane, i ka sjell Valmir Kakrukit edhe ftesë për te përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, në eliminatoret për Botërorin e vitit 2023, kundër GJeorgjisë dhe Ukrainës.