Berisha: Rama e çoi Thaçin në arrestim

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, duke thënë se është ai i cili e çoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në arrestim.

“Ky e futi Thaçin, ky i sugjeroi të shtrëngonte duart me Putinin. Ky bashkë me kolosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama pra, futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spiral e cila ndikoi në procesin e arrestimit të tyre. Unë do diskutoj më vonë për të gjithë të vërtetat e hetimeve”, deklaroi Berisha, gjatë fjalimit të tij para deputetëve.

Ndërkaq, Berisha ka përmendur gazetarin shqiptar nga Kosova, Baton Haxhiun, duke thënë se do të bëhet patriot me Ramën, pasi sipas tij janë këta dy të fundit që i dërguan në arrestim, udhëheqësit politik nga Kosova.

“Ky që do të behet tani patriot, Me Baton Haxhiun janë dy promotot të arrestimit të udhëheqjes politike në Kosovë. Del një vasal I Aleksandër Vuçiçit se e di që që është i damkosur, për planet e Vuçiçit. Këto janë njëri aspekt. Aspekti tjetër është 7 korriku. Qëndrimi ynë është padiktueshëm ai që ka qenë gjithmonë. Unë do e shpreh në OKB”, u shpreh Berisha, raporton TopChannel, transmeton Dukagjini.

Më tej, ish-kryeministri vijoi, duke thënë se Rama, e ka futur Thaçin në “spiralen e ndryshimit të kufijve të Kosovës”.

Në këtë parantezë, ai pretendon se kreu i Qeverisë, bëri që Thaçi të shtrëngojë duart me Vladimir Putin dhe më pas, kjo gjë e çoi atë në arrestim pas ngritjes së Gjykatës Speciale dhe raportit të Dick Martyt.

Në fillim situata u bë shumë e rëndë, pasi pasi kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla nuk i ka dhënë fjalën Berishës, i cili i është drejtuar Ramës me fjalë fyese në Kuvend, teksa i tha: “O burracak, o i pafytyrë”.

Ndërsa, në fund të fjalës së tij, ai siguroi se dinjiteti i shqiptarëve, nuk do të përdhoset nga një person i padëshiruar me certifikatë të vulosur nga SHBA-të.

Rama akuzon PD-në: Ju jeni thika në shpinën e Kosovës, i keni hapur rrugën raportit të Dick Marty-t