K.F.Shkëndija sonte zhvillon ndeshjen e rradhës në kuadër të “Uefa Conference League”, nëpërmes kësaj ndeshje me një dozë të shtuar populizmi për të relativizuar paknaqësitë tek qytetarët po mundohet ta shfrytëzojë kreu i Tetovës, Bilall Kasami.
Ky i fundit nëpërmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se do të ketë binë për të shikuar ndeshjen.
Shtrohet pyetja, sa ka kushtuar bina të cilën Kasami e ka vendosur në qendër të Tetovës, dhe a është kjo një mënyrë që ai ti mashtron qytetarët të cilët janë të pakënaqur me punën e tij në krye të komunës.