“Ja ujku”, Kasami kërkon “tragin”!

Sa lehtë është t’ia hedhish fajin tjetërkujt! Bilall Kasami s’do të ishte as i pari as i fundit në këtë përpjekje. Ai akuzoi Ministrinë e Arsimit për ndërhyrje në kompetencat e tij, ndërkaq gjërat qëndrojnë ndryshe.
Sepse, gjërat janë lehtë për t’u verifikuar nga çdokush që ka të pakën arsim elementar.
Nëse ai fajëson Ministrinë dhe ministrin, ministri Jeton Shaqiri nuk flet me fjalë, por me fakte. Më saktë, me dokumente.
Ai medias i ka dhënë në dispozicion dokumentet të cilat flasin se Inspektorati i Arsimit ka konstatuar shkelje të ligjit në rastin e shkarkimit të Teuta Llallës nga posti i drejtoreshës së gjimnazit “Kriil Pejçinoviq” në Tetovë.
Për më tepër, arsyetimi në këto dokumente është i bazuar në nenet e ligjit për arsim, prandaj, çdo përpjekje e kryetarit të komunës së Tetovës, është si ajo thënia popullore, ti i thua ja ujku, e ai kërkon “tragin”!