Kurti për gazsjellësin amerikan: Edhe po të ishte në proces, s’do të ishte në funksion gjatë krizës energjetike

-

“Projekti i gazsjellësit edhe nëse do të ishte në proces të realizimit, nuk do të ishte në funksion gjatë krizës energjetike që po kalon Evropa”.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kur është pyetur nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, se cila ëhstë arsyeja e heqjes dorë nga gazjellësi amerikan.

Kurti ka theksuar se Gjermania dhe shtetet e tjera evropiane i kanë rihapur kapacitetet gjeneruese aktuale të energjisë me thëngjill e jo duke ndërtuar të reja.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ai ka potencuar se kjo rihapje po ndodh për shkak të mungesës së gazit në treg.

Sipas tij, “Kosova nuk është e varur dhe nuk do të jetë e varur në prodhimin e energjisë elektrike”.

Ndërkaq, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të implementojë strategjinë kombëtare që është në përfundim e sipër, e që parasheh stabilitet.

“Para se të vijmë në përfundime për gjendjen energjetike në Evropë, ju lutem mos u bazoni në tituj të lajmeve, por lexoni ato deri në fund. Evropa është në krizë energjetike shkaku i varësisë në termocentrale në gaz”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, i pari i qeverisë ka sqaruar se njëri bllok i Kosovës B, është në remond të rregullt dhe pritet që të përfundojë gjatë muajit korrik, ndërkaq blloku tjetër i Kosovës B, do të hyjë në remond gjatë gushtit dhe do të zgjasë 25 ditë.

“Edhe në Kosovën A do të ketë remond të rregullt, jashtë sezonës së dimrit. Ministria e Ekonomisë ka ndërmarrë të gjitha hapat për planifikim dhe ndërhyrje në raste emergjente. Gjatë këtyre muajve, ministria po përgatit edhe një masë për efiçiencë të energjisë për konsumatorët shtëpiakë”.

Sipas kreut të qeverisë, përmes subvencioneve do të ndihmohen konsumatorët që të ulen shpenzimet e energjisë elektrike.

Lajmet e fundit

Shpërthim në kufirin që bashkon Bjellorusinë, Rusinë dhe Ukrainën

Ushtarët rusë kanë hedhur në erë ditën e djeshme një rrugë që lidh qytetin ukrainas të Chernihiv me Bryansk...

Luana tërheqëse me kostum larjeje – Telegrafi

Luana Vjollca është në mesin e bukurosheve më atraktive të ekranit shqiptar. Moderatorja është e njohur për formën mbresëlënëse...

Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Real Madrid's head coach Carlo Ancelotti celebrates winning the Champions League final soccer match between Liverpool and Real...

Protestat në veri, lëndohet një polic dhe dëmtohen tri automjete të Policisë – Telegrafi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policor ka marrë lëndime nga sulmet e protestuesve në...
- Advertisement -

Shokon Prigozhin: Të hetohen krimet nga zyrtarët rusë në Ukrainë

Mercenari rus, Yevgeny Prigozhin, tha se u kishte kërkuar prokurorëve të hetonin nëse zyrtarë të lartë të mbrojtjes ruse...

Milani përgatit kontratë afatgjate për Majk Manjan-in

AC Milan's goalkeeper Mike Maignan saves a ball during the Champions League group E soccer match between RB...