Llalla u shkarkua në kundërshtim me ligjin, a do të japë llogari Kasami ?!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka thyer ligjin duke shkarkuar drejtoreshën e Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, Teuta Llalla thonë nga MASH.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit kohë më parë e ka njoftuar MASH-in se lidhur me iniciativën e shkarkimit të drejtoreshës në këtë gjimnaz është kryer procedura e jashtëzakonshme e inspektimit.

Sipas konstatimeve të fundit, thuhet se kryetari Bilall Kasami e ka shkarkuar drejtoreshën Llalla pa procedurë të zhvilluar paraprake në përputhje me ligjin. Kështu, duke shkarkuar pa procedurë, njëkohësisht në mënyrë të paligjshme ka emëruar ushtrues detyre të afërt me partinë e tij.

Edhe përkundër sugjerimeve të ISHA-s, Kasami nuk e ka respektuar procedurën për shkarkim-emërim, me çka ka dalë jashtë kompetencave me këtë veprim voluntarist që është edhe një veprim i tij për partizimin e arsimit.

Po a do të japë llogari për këtë veprim?