Mbahet funerali i Ivana Trump në New York

-

Funerali i ish-bashkëshortes së Donald Trump, është mbajtur të mërkurën e 20 korrikut në New York, duke bashkuar të gjithë familjen në një tubim të rrallë publik.

Ivana Trump, vdiq javën e kaluar në moshën 73 vjeçare, për të cilën është raportuar së ka rënë nga shkallët e apartamentit të saj në Manhattan.

Në mesin e të pranishmëve ishin tre fëmijët e Donald dhe Ivanës, Ivanka, Eric dhe Donald Trump Jr, transmeton BBC.

Pamje nga funerali

Dyshja kanë qenë të martuar për 15 vjet midis 1977 dhe 1992.

Ivana Trump, ishte me origjinë nga Çekosllovakia e atëhershme, një socialiste e shquar që ishte bërë objekt i interesit intensiv publik së bashku me Donald Trump gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Pas ndarjes, Ivana Trump ka vazhduar të lansojë një linjë produktesh bukurie, bizhuterish dhe veshjesh.

Në funeralin e të mërkurës, tre fëmijët e Ivanës dhe Donaldit janë parë duke qëndruar së bashku pranë bashkëshortëve dhe familjeve të tyre, ndërsa makina e varrimit që mbante arkivolin ka mbërritur për ta bartur në kishën St Vincent Ferrer.

Pamje nga funerali

Kurse, ish-presidenti ka arritur në ceremoni veçmas së bashku me personelin e sigurisë.

Persona të tjerë u panë në funeral përfshirë zhvilluesin e pasurive të paluajtshme Charles Kushner, babai i Jared Kushner, stilisti malajzian Zang Toi, prezantuesja televizive Jeanine Pirro dhe George Wayne, një ish gazetar i Vanity Fair i njohur për intervistat e tij me të famshëm.

Në një deklaratë pas vdekjes së saj, familja e ka lavdëruar zonjën Trump si një “forcë në biznes” dhe “një bukuri rrezatuese, nënë dhe mike e kujdesshme”.

“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe përqafoi këtë vend”, thuhet në deklaratë. “Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë.”

Vajza e saj, Ivanka, e lavdëroi nënën e saj si “shkëlqyese, simpatike, pasionante dhe qesharake keq”.

“Ajo modeloi forcën, këmbënguljen dhe vendosmërinë në çdo veprim të saj. Ajo e jetoi jetën në maksimum, duke mos hequr dorë kurrë nga një mundësi për të qeshur dhe kërcyer,” ka shkruar ajo

Lajmet e fundit

Mourinho kushtëzon qëndrimin tek Roma

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur së fundmi për të ardhmen dhe lajmet që e “largojnë” nga “verdhekuqtë”.Në...

Rreth 100 nxënës të helmuar në veri të Afganistanit

Foto: RFE/RLGati 100 nxënës, kryesisht vajza, janë helmuar në provincën veriore Sar-e-Pul në Afganistan, ka thënë një zyrtar...

Benzema arrin marrëveshje me Al-Ittihadin

Karim Benzema mund të konsiderohet futbollist i Al-Ittihadit në Arabinë Saudite. Fabrizio Romano ka njoftuar se Benzema pothuajse ka...

Mike Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

Scott Olson/Getty ImagesIsh-zëvendëspresidenti Mike Pence dorëzoi të hënën dokumentet për kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024,...
- Advertisement -

Zlatan Ibrahimoviq përshëndetet me futbollin

Zlatan Ibrahimoviq i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në një mbrëmje speciale që klubi i Milanit i kishte...

Me Mickoskin ose pa të, Maqedonia do të vazhdojë drejt BE-së

Kundërshtarët më të mëdhenj të anëtarësimit të Maqedonisë në BE për momentin janë Rumen Radev, ose “agjenti i Putinit”...