Nuk ka masa të reja anti-covid, por do të hapen edhe pesë covid-ambulanta

Nga java e ardhshme, në territorin e Qytetit të Shkupit do të fillojnë të punojnë edhe pesë covid ambulanta. Kështu njoftoi sot zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq, duke shtuar se nuk do të ketë masa të reja.

“Ato pesë covid ambulanta do të vendosen në poliklinkat në Shkup sikurse në: “Idadija”, “Gjorçe Petrov”, “Jane Sandanski”, “Çento”, dhe “Çair”, tha Mehmedoviq.

Ai paralajmëroi se edhe në qytetet tjera do të bëhet sistem i ngjashëm që t’u ndihmohet pacientëve. Në ato ambulanta do të bëhen teste të shpejta antigjen, të cialt do të meren në ato ambulanta, ndërsa aty do të punojnë mjekë amë me rotacion.

“Gjendja epidemiologjike sipas të gjitha parametrave që i kemi, e ajo është numri i të hospitalizuarve, numri i krevateve të lira dhe numri i të vdekurve, ende na vendosë në zonën e gjelbër. Sipas kësaj, nuk ka masa të reja që propozon Komisioni”, tha Mehmedoviq.

Ka vetëm nëntë pacientë në mbështetje me respirator, që do të thotë se sistemi spitalor nuk është i mbingarkuar.